Transmetuar më 16-05-2018, 19:12

Autopsia e një regjisor televizioni ka konfirmuar se vdekja u shkaktua nga një cigare elektronike, që shpërtheu, depërtoi dhe i dogji 80% të trupit.

Tallmadge Wakeman D’Elia ka vdekur nga një zjarr në dhomën e shtëpisë së tij në Florida, në datën 5 maj.

Sipas FEMA, vdekja e 38-vjecarit është e para në Shtetet e Bashkuara që shkaktohet nga cigarja elektronike.

Në një autopsi të publikuar nga ABC Action News, ekzaminuesit shpjeguan se cigarja shkaktoi plagë serioze në kafkën e tij. Nuk dihet ende arsyeja përse pajisja shpërtheu.

Kompania Smok-E Mountain tha se këto cigare nuk shpërthejnë, por mund të ketë pasur problem bateria e pajisjes, ose aromatizuesi i përdorur. /k.k/noa.al/