Transmetuar më 16-05-2018, 18:02

Kohët e fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të Neymar te gjigantët e Realit të Madridit.

Por ende nuk ka asgjë zyrtare, teksa së fundmi PSG ka bërë publike edhe shifrën e cila mund ta bindë për të hequr dorë nga shërbimet e yllit brazilian.

“El Pais” shkruan se klubi i pasur francez tashmë ka caktuar një çmim për shitjen e brazilianit, gjatë merkatos së verës.

Besojeni ose jo, Paris Saint-Germain do ta konsiderojë shitjen e tij për një çmim prej 370 milionë euro.

Neymar ka zgjuar interesim nga Real Madrid që po përflitet se nuk do të kursejë milionat e eurove. Mbetet për t’u parë nëse Ronaldo të të ketë partner në sulm  Neymar. /k.k/noa.al/