Transmetuar më 16-05-2018, 16:39
Publicitet

Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar mbi audio-përgjimin e publikuar pak ditë më parë, tre zyrtarët e Partisë Demokratike.

Deputetët, Enkeled Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe përfaqësuesi ligjor Gazmend Bardhi, do të pyetet nesër në lidhje me këtë material, pasi sipas tyre njëri nga personat që flet është vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Ndërkohë, një ditë më parë, një oficer i Policisë Gjyqësore ka marrë në dorëzim materialin e transmetuar në selinë e PD-së, për të vërtetuar autenticitetin.

Në audio-përgjim, PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

Sot ka reaguar vëllai i ministrit, i cili njoftoi se do të paraqitet përpara autoriteteve italiane, teksa i quajti shantazhe pretendimet e Partisë Demokratike. /k.k/noa.al/