Transmetuar më 16-05-2018, 14:35

Ministri i Brendshëm Famtir Xhafaj ka shkuar në Kryeministri, ku zhvilloi një takim me Edi Ramën.

Ky takim i nisur rreth orës 14.30 dhe ka zgjatur afro 30 minuta, ndërsa vjen pas akuzave të opozitës për vëllanë e tij, Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge.

Takimi vjen pasi ditën e sotme, vëllai i ministrit u vetëdorëzua në autoritetet italiane.

Vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj bëri një letër publike lidhur me akuzat e hedhura ndaj tij ditëve të fundit, i akuzuar për trafik droge.

Ai informoi se në bazë të akuzave të hedhura ndaj tij dhe vëllait të tij këto ditë, ka vendosur që t’i drejtohet vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre.

Në vijim ai pranoi se ka gabuar në rini si shumë të tjerë, por thotë se nuk i është fshehur kurrë drejtësisë, por se ishin vetë autoritetet italiane që e liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin e tij nga Italia.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një maskaradë të vërtetë gjithë linjën e akuzave të opozitës për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, e gjitha do të ishte një parodi për të qeshur, nëse këto akte nuk do kishin helmuar gjakun e shqiptarëve dhe nuk do të kishin baltosur Shqipërinë, para disave jashtë vendit që mezi presin pseudo argumente të reja kundër çeljes së negociatave dhe nuk do të kishte një operacion destabilizues për qeverinë e këtij vendi.

Ai i doli në krahë ministrit, duke thënë se vendimi nuk është i panjohur, madje se ai prej vitesh është i publikuar. /a.y/noa.al

“Agron Xhafaj mbërrin në aeroportin e Romës, e priti policia italiane”

Rama: Audio-përgjimi jo autentik! Nuk lëshojmë njerëzit tanë për dhëmbët e ujqërve

“Vëllai i Xhafajt”, Rama: Maskaradë kundër negociatave! Kam kërkuar ekspertizën e “përgjimit”

Vëllai i Xhafaj letër publike: Dorëzohem sot para autoriteteve italiane