Transmetuar më 16-05-2018, 14:25
Publicitet

Një punonjës i Policisë Rrugore në Tiranë u filmua teksa merrte ryshfet nga një shkelës i rregullave të qarkullimit.

Materiali filmik u publikua nga emisioni investigativ “Sop”. Në pamje duken momentet kur kundravajtësi i vendos atij lekë mes dokumenteve që kontrollon.

Lidhur me këtë denoncim është vënë në lëvizje edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme që ka pezulluar nga detyra policin.

“Pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K., me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë”, raporton SHÇBA.

Kjo strukturë ka filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./a.m./noa.al/