Transmetuar më 16-05-2018, 14:15

Mësuesi i vënë nën akuzë për ngacmimin seksual të një nxënëseje 11-vjeçare do të mbetet në qeli.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për mësuesin Neshat Tepelena, i cili akuzohet se ngacmoi nxënësen e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës.

60-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat teksa ka deklaruar se ai u arrestua pa pasur asnjë provë kundër tij, por vetëm dëshmitë e minorenes dhe prindërve të saj.

Të njëjta pretendime ai ka shprehur edhe më herët në shkallën e parë kur u caktua masa e sigurisë ndaj tij.

Për gjyqtarin Artan Banushi, materialet e depozituara në dosje nga prokuroria janë të majftueshme për ta lënë në qeli mësuesin.

Denoncimi i prindërve u bë fillimisht përmes mediave. Vogëlushja deklaroi se mësuesi e kishte marrë në klasë dhe e kishte puthur në buzë, më pas ajo ishte larguar me vrap.

Këto deklarime e janë hedhur poshtë nga mësuesi, por sipas gjykatës provat e ngacmimit seksual janë të mjaftueshme për ta lënë në burg atë./a.m./noa.al/