Transmetuar më 16-05-2018, 14:00

Merr fund pritja e ëmbël për ish-deputeten e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho.

Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, duke u bërë nënë e një vajze.

Erisa e ka dhënë lajmin e gëzuar në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes, Nikol.

“Ka lindur një engjëll me emrin Nikol që erdhi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vëllait Henri. E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti”, shkruan Erisa në postimin e bërë mesditën e sotme.

Ajo është martuar pesë vite më parë dhe pas djalit Henri, tashmë familja është e plotësuar. /a.y/noa.al