Transmetuar më 16-05-2018, 13:37

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është marrë në dorëzim nga autoritetet italiane.

Ai bën me dije se ai është marrë në aeroport nga një mikorbuz i veçantë i policisë italiane.

Berisha thotë se, “Baroni i drogës”, Agron Xhafaj pritet në aeroportin e Romës nga policia Italiane.

Më tej ai publikon edhe mesazhin që i ka dërguar një qytetar, “Përshëndetje Dr, sapo mbërritën në aeroportin e Romës me avionin e nisur në ora 04:00 të mëngjesit, Agron Xhafaj i shoqëruar nga dy oficerë të policisë shqiptare, me të zbritur në aeroport e morën me një mikrobuz të veçantë police italiane”.

Paraditen e sotme vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj bëri një letër publike lidhur me akuzat e hedhura ndaj tij ditëve të fundit, i akuzuar për trafik droge.

Ai informoi se në bazë të akuzave të hedhura ndaj tij dhe vëllait të tij këto ditë, ka vendosur që t’i drejtohet vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre.

“Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse. Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzekutuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qenë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt”, shkroi Agron Xhafaj.

Në vijim ai pranoi se ka gabuar në rini si shumë të tjerë, por tha se nuk i është fshehur kurrë drejtësisë, por se ishin vetë autoritetet italiane që e liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin e tij nga Italia.

“Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar”, shprehej ndër të tjera Agron Xhafaj. /a.y/noa.al

Vëllai i Xhafaj letër publike: Dorëzohem sot para autoriteteve italiane

“Agron Xhafaj u nis në Itali për operacion top sekret, ja kush e shkruajti letrën publike”