Transmetuar më 16-05-2018, 12:44

Komisioni i Ligjeve është përfshirë sot nga debate të ashpra mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin e një mbledhjeje normale sipas rendit të ditës, duke vijuar me akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për mbrojtjen që sipas tyre po i bën vëllait të dënuar për trafik droge.

Në komision sot ishte në seancë dëgjimore zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda. Ajo u përfshi në debate me përfaqësuesit e opozitës teksa kërkoi të zbatohet rendi i ditës, për të cilin ndodhej në komision.

Por pas reagimit të saj përfaqësuesit e opozitës debatuan ashpër me Vodën.

Debatet:

Voda: Vetëm rendi i ditës nuk është ky, më fal tani, të lutem.

Bylykbashi: Jeni e ftuar, ose largohuni nga komisioni, ose…

Alibeaj: Zonja Hysi, ose largoheni zonjën Voda tani, ose i thoni të pushojë.

Hysi: Më fal, mbledhjen e drejtoj unë, fjalën do ta merrni kur…

Alibeaj: Largojeni nga komisioni, nuk mundet të ofendojë komisionin.

Noka: Largoje jashtë, jashtë, je një çërre e krimit.

Alibeaj: Largojeni tani.

Hysi: Mbledhjen e drejtoj unë.

Bylykbashi: Të largohet zv.ministrja tani, ti ruhet nderi këtij komisioni./a.m./noa.al/