Transmetuar më 16-05-2018, 12:00
Publicitet

Një të burgosuri në burgun e Peqinit i është gjetur lëndë narkotike në qelinë ku vuante dënimin.

Lënda narkotike i është gjetur këtë të martë 25-vjeçarit nga Durrësi, Astrit Leka, i cili aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P Peqin.

Kjo pasi nga kontrolli në burgun e Peqinit nga forcat e këtij institucioni, në dhomën ku vuan dënimin, Lekës ju gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 65 gramë kanabis sativa.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë futur lëndën narkotike në burg.

Ndërkohë lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al