Transmetuar më 16-05-2018, 11:15

Pas akuzave publike nga Partia Demokratike, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes një letre publike.

Ai njoftoi vendimin e tij për të shkuar në Itali ku do të vihet në dispozicion të drejtësisë për dënimin që ka nga autoritetet këtij.

Letra e Agron Xhafajt u pubikua para se kryeministri Edi Rama të fliste për këtë çështje, gjë të cilën e paralajmëroi një ditë më parë përmes një statusi në rrjetet sociale.

Lidhur me dorëzimin e Agron Xhafajt, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai thotë se Xhafaj u dërgua me avion në Itali për një operacion top sekret.

Sipas Berishës, letra nuk është shkruar nga Agroni, por nga vëllai ministër Fatmir Xhafaj.

“Breaking News! Mirmëngjes! Dr. Agron Xhafën e nisën forcërisht në Itali me një operacion top sekret me avion sot herët në mëngjes! Letra është shkruajtur nga Fatziu! E gjitha për të shpëtuar lëkuren e Fatzi falsifikatorit dhe ligjit antimafia!”, shkruan Berisha./a.m./noa.al/