Transmetuar më 16-05-2018, 11:12

Një 34-vjeçare amerikane Kelly M. Cochran, po vuan aktualisht dënimin me burg përjetë për vrasjen e të dashurit të saj në vitin 2014 dhe të shoqit në vitin 2016. Por pjesa më e keqe e historisë është zbuluar së fundmi.

Kjo pasi është zbuluar se Kelly ka vrarë më parë edhe 9 të dashur të tjerë, ku njërin prej tyre e ka shërbyer si ushqim për fqinjët dhe miqtë gjatë një pikniku.

Gruaja u dënua me burg përjetë në maj të vitit 2017, për vdekjen e Chris Regan, një 51-vjeçar me të cilin kishte një lidhje. Tre vite më parë, ajo dhe i shoqi Jason e kishin ftuar viktimën në shtëpinë e tyre në Michigan, e kishin qëlluar dhe e kishin copëtuar, ndërsa më tej i kishin shpërndarë pjesët e trupit në pyll.

Ndërkohë një pjesë tjetër të tyre i kishte gatuar si barbekju për fqinjët dhe të afërmit.

Kelly dhe Jason kishin bërë një pakt makabër, do të vrisnin çdo person me të cilin kishin pasur lidhje. Por ajo, pas vrasjes, kishte shfaqur mllef ndaj të shoqit për vrasjen e Regan dhe në shkurt të vitit 2016, duke i marrë jetën edhe atij.

Ajo i kishte injektuar një dozë të rëndë heroine dhe më pas i kishte zënë frymën me një jastëk. Fillimisht kishte pretenduar se vdekja kishte ardhur prej overdozës, ndërsa nga hetimet intensive të policisë, u detyrua të pranojë vrasjen e të shoqit, duke rrëfyer edhe atë të Regan, shkruan noa.al.

Por drejtuesja e policisë Laura Frizzo, në një intervistë të sajën, thotë se krimet e 34-vjeçares nuk mbarojnë me aq. Ajo shpreh bindjen, se bazuar në deklarimet e familjes së Kelly, gruaja nuk ka vrarë vetëm dy persona, por nëntë ish-të dashur të tjerë, ndër vite.

Pikërisht lidhur me këtë mister, kanali investigativ ‘Investigation Discovery’, ka dedikuar një dokumentar që do të transmetohet më 28 dhe 29 maj. /a.y/noa.al