Transmetuar më 16-05-2018, 10:00

Dy vëllezër në Vlorë janë plagosur me kaçavidë, pas një sherri me tre persona të tjerë.

Si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, e martë, u arrestua Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, banues në Vlorë,

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndaj të miturit B.Bedinaj, si dhe është shpallur në kërkim M.G., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Tre të rinjtë akuzohen se në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta kanë plagosur me kaçavidë vëllezërit binjakë N.A., dhe E.A., 18 vjeç, banues në Panaja.

Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht nga ana e policisë punohet për kapjen dhe ndalimin e të riut të shpallur në kërkim.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese