Transmetuar më 16-05-2018, 08:40

Në vend të luleve kishte vendosur që ta “zbukuronte” shtëpinë me vazo me kanabis.

Është kjo ajo që është zbuluar në shtëpinë e 34-vjeçarit Bendo Mema, në Urë Vajgurore të Beratit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në banesën e tij.

Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar këtë të martë, gjetën të mbjella në vazo 11 rrënjë bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mema u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese