Transmetuar më 16-05-2018, 08:30

Këtë të martë vajza e çiftit të njohur të këngëtarëve Nora Istrefi dhe Robert Berisha, ka festuar ditëlindjen.

Ka qenë Nora ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, fotografi nga festa.

Në foto shihet momenti kur Nora i sjell të bijës në shtrat tortën me qirinj.

Më saktë duket si një festë me pizhama në familje, ku protagonistë janë dy prindërit dhe e vogla e tyre.

Renee ka mbushur 3 vjeç, ndërsa shihet se është rritur, ndërkohë që flokët i janë bërë kaçurrela. /a.y/noa.al