Transmetuar më 16-05-2018, 08:07

Këtë të martë Kryeministri Edi Rama ishte në Francë, ku u prit në takim nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Por kreu i qeverisë duket se ka mbetur me mbresa të mira nga takimi i djeshëm, duke ndarë një album fotografish nga takimi me kreun e shtetit francez.

“Me fotoalbumin e takimit dje në Paris me Presidentin Macron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, teksa publikon dhe fotografitë.

Gjatë takimit të mbajtur në pallatin Elysee, Rama ka kërkuar nga Presidenti francez, votën pro hapjes së negociatave.

Kjo pasi disa shtete kanë shprehur skepticizëm në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Mes vendeve skeptike është edhe Franca, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve shqiptarë. Në videon më poshtë gjeni edhe pamje nga takimi. /a.y/noa.al