Transmetuar më 16-05-2018, 07:29

Nis sot muaji i madhërueshëm i Ramazanit, ku gjithë besimtarët myslimanë agjërojnë si formë sakrifice ndaj Allahut.

Presidenti Ilir Meta ka një mesazh të veçantë për këtë muaj, duke e cilësuar si periudhë sakrifice dhe reflektimi.

Urimi i Presidentit

Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar! /a.y/noa.al

Muaji i Ramazanit këtë vit, vendet ku agjërimi do të zgjasë deri në 22 orë

Në prag të muajit të Ramazanit, 10 fakte interesante