Transmetuar më 15-05-2018, 23:56

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar daljen e video dhe audio-përgjimeve të tjera ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë.

Në “News 24”, Berisha deklaroi se në hotelin “Santa Quaranta” në Sarandë, pronë e familjes së Klement Balilit, janë përgjuar ministra. Balili është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Teksa moderatorja Eni Vasili i bëri një pyetje Berishës nëse pas përgjimeve për vëllain e ministri Xhafaj fshihej Tahiri, ish-kryeministri tha se ish-ministri ka konfirmuar edhe videot e ministrave dhe Ramës në hotelin në fjalë.

A ka video të tjera?

Berisha: Po t’i besojmë Saimir Tairit ka video në “Santa Quaranta”.

Pse atë përgjim e ka bërë Tahiri?

Berisha: Jo, ka video në “Santa Quranta”. Balili ka qenë trafikant me kualifikimin më të lartë se Habilajt dhe shumë të tjerë. Klemend Balilaj i ka filmuar duke nisur nga Edi Rama tek Arben Ahmetaj në konaqet e tij. Saimri Tahiri e ka thënë këtë, jo unë.