Transmetuar më 15-05-2018, 22:28

Reali i Madridit po intensifikon gjithnjë e më shumë përpjekjet për të transferuar brazilianin Neymar në kryeqytet.

Gjithsesi kjo temë ka prekur jo vetëm dy klubet e përfshira në këtë histori, por edhe rivalin e përjetshëm të Realit, Barcelonën.

Së fundi, Lionel Messi ka folur për këtë çështje në një intervistë të dhënë për Tyc Sport, duke thënë se transferimi i Neymar te Reali do të ishte diçka e tmerrshme.

“Të shohësh Neymarin të transferohet te Reali i Madridit, është diçka e tmerrshme për ne të Barcelonës dhe për atë që braziliani personifikon te ne”, deklaroi Messi.

Sa i përket të ardhmes së tij, ‘Pleshti’ rrëfen se nuk e ka çuar ndërmend të largohet nga Barcelona, pavarësisht ofertave dhe mundësive të shumta.

“Unë për vete nuk kam ndërmend të largohem nga Barcelona, pasi e kam të qartë që më mirë se këtu, nuk do të gjej askund tjetër. Normalisht që ka pasur edhe përpjekje konkrete nga skuadra të caktuara, për të marrë shërbimet e mia, por i kam refuzuar të gjitha”, u shpreh numri 10 i Barcelonës.