Transmetuar më 15-05-2018, 22:14

Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e tij në News 24, me Eni Vasilin, ka deklaruar se opozita nuk mund të tregojë burimin e audio përgjimit, pasi nuk mund të luaj me jetën e njerëzve.

Po ashtu Berisha foli dhe për autenticitetin e audios, por zbuloi dhe personazhet në këtë audio, ku tha se njëri është një oficer i lartë policie.

“Ata që janë përmendur në video, dihet se kush janë. Ermali dihet se kush është, është oficer policie, ka qenë në Vlorë. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote e gjithë Vlora e njeh. E treta merr pak kush ishte ky personi X, personi X vinte nga Italia”, ka thënë ish-kryeministri./a.k/noa.al/