Transmetuar më 15-05-2018, 22:08
Publicitet

Në lidhje me kokainën rekord të kapur dje në Gjermani reagoi edhe minisri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann.

Ai e konsideron sukses të madh, pasi sipas tij kjo bëri të mundur çmontimin e një bande aktive ndërkombëtare të drogës.

12 anëtarë të grupit kryesisht me origjinë nga Shqipëria dhe pjesërisht rezident në Gjermani u arrestuan në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërkombëtar ndërmjet policisë dhe prokurorëve. Droga është kontrabanduar në kuti banane për në Gjermani.

Hetuesit gjetën rreth 1.8 ton kokainë me një vlerë tregu prej 400 milionë eurosh.

Hetimet për grupin nisën pas zbulimit në një supermarket në Kiefersfelden në shtator të vitit të shkuar, një pako kafe, brenda së cilës kishte kokainë. Kjo nuk ishte pakoja e vetme, pasi më vonë u zbuluan pako të tjera./m.sh/noa.al/