Transmetuar më 15-05-2018, 20:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Në fshatin Kamenicë, në anë të një rruge është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç.

Mësohet se ai është banor i fshatit.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Paraprakisht thuhet se ai mund të ketë pësuar ndonjë infarkt.

Policia bën me dije se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./m.sh/noa.al/