Transmetuar më 15-05-2018, 19:03
Publicitet

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentin kur një polic dhunon brutalisht vajzën e tij 14-vjeçare.

Gjithçka ka ndodhur vetëm se i ati e kritikoi për sjellje të keqe në shkollë.

Polici i Miami-Dade, Raymond Rosario u thirr në zyrën e drejtorit të vajzës së tij 14-vjeçare, sepse ajo nuk e kishte respektuar mësuesin e saj.

Ai shihet në pamjet e kamerave të sigurisë teksa ishte në zyrën e drejtorit duke e tërhequr atë për flokësh, pastaj duke e goditur atë në fytyrë dhe duke e rrahur me rrip.

44-vjeçari u akuzua për abuzimin e fëmijës, duke u dorëzuar më pas në polici. /k.k/noa.al/