Transmetuar më 15-05-2018, 17:27

Ishte parashikuar të shembej një pallat 8-katësh, por gabimisht u rrëzua një tjetër pallat.

Njerëzit ishin mbledhur për të parë spektaklin, por jo gjithçka shkoi sipas planit. Pamjet tregojnë se si pallati rrëzohet në rrugën e këmbësorëve.

Nuk pati njoftime për viktima në lidhje me incidentin. Ngjarja ndodhi në Nanning të Rajonit Autonom Guangxi më 11 maj.

Ndërsa shikuesit u mblodhën pas një shiriti paralajmërimi pranë ndërtesës, për të dëshmuar prishjen, plani shkoi keq pasi ndërtesa u rrëzua drejt këmbësorëve.

Pamjet tregojnë njerëzit që vrapojnë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ndërtesa ra duke shkaktuar re pluhuri. /k.k/noa.al/