Transmetuar më 15-05-2018, 15:11

Nëse ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do t’i nënshtrohet procesit të vetingut, do të përcaktohet ditën e nesërme.

Pritet që të mërkurën, Llalla të jetë i pranishëm në seancën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku do të vlerësohet nëse ai do të jetë pjesë e procesit të vetingut.

Kryesues i trupit gjykues do të jetë Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Kjo seancë vjen në kuadër të vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku për ish-Kryeprokurorin Llalla u vendos ndërprerja e procesit të vetingut, sipas vendimit të datës 16 shkurt 2018, pasi ai u largua nga sistemi i drejtësisë dhe më këtë argument KPK vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut. /k.k/noa.al/