Transmetuar më 15-05-2018, 14:20

Klientët e një lokali në qytetin Waco të Teksasit janë tmerruar pasi papritur u shfaq një gjarpër.

Zvarraniku ishte ngjitur deri te freskuesja në tavan.

Kur klientët panë gjarprin e frikshëm të frikësuar ata kërkuan ndërhyrjen e stafit të lokalit.

E gjithë skena është filmuar nga një klient në lokal. Në video dëgjohen ulërimat nga disa persona që tmerrohen nga gjarpri.

Pasi zvarraniku u neutralizua, u lirua në habitatin e tij larg zonave të banuara./a.m./noa.al/