Transmetuar më 15-05-2018, 14:00

Kujtimi i asaj skene të cilët qindra mijëra njerëz po e shohin online këto ditë, do ti mbetet fiksim dhe makth përjetë.

Kjo pasi në atë moment të mallkuar kur po bënte një fotografi selfie, i ra vajza nga duart në shkallët elektrike, duke e humbur përgjithmonë.

Më 10 maj, gruaja ishte bashkë me të shoqin dhe vogëlushen në një qendër tregtare në Ganganagar, të Rajasthan, të Indisë, ku ishin ndalur pasi kishin qenë për një vizitë te mjeku.

Në videon që noa.al sjell më poshtë të filmuar nga kamerat e sigurisë shihet çifti me fëmijën, teksa bëjnë një fotografi selfie para një dyqani.

Pak më vonë ata shihen të ngjiten në shkallët elektrike, për t’u ngjitur në katin e sipërm, por gruaja mbështet krahun e majtë dhe humb përqendrimi, kur i shoqi i kërkon të pozojë për një fotografi.

Në atë moment ajo humbet ekuilibrin, duke i rënë vajza nga dora, në hapësirën mes shkallëve dhe murit mbrojtës, duke përfunduar tre kate më poshtë.

Prindërit dëgjohen të ulërasin për ndihmë mes kaosit të krijuar, por pa rezultat, vajza u deklarua e vdekur. /a.y/noa.al