Transmetuar më 15-05-2018, 12:54
Publicitet

Zbulohen detaje të tjera lidhur me tentativën e përdhunimit të një vajze 13-vjeçare, nga tre djem në fshatin Vlosh, të Roskovecit.

Nëna e së miturës, ka treguar për mediat e zonës se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të hënës, kur vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë, për shkak se familja është në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk i ka kushtet.

“Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. Ata që më bënë me njollë çupën të varen. I pashë që dolën nga dritarja. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar për gazetarët, nëna e së miturës.

Familja e së miturës kishte hyrje-dalje me një prej familjeve të djemve, madje edhe vajza shkonte në shtëpinë e tyre, për të ujitur lulet.

Nën akuzë, të arrestuar këtë të hënë janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht 13-vjeçaren, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës, ku e mitura është shpëtuar nga i ati i cili duke konstatuar mungesën e së bijës, ka nisur ta kërkojë bashkë me të shoqen.

Ai ka dëgjuar zhurma nga banesa e braktisur, e cila ndodhet pranë shtëpisë së tij dhe kur ka hyrë brenda ka parë tre djemtë, të cilët po tentonin të bënin seks me vogëlushen.

Në këto kushte ai ka ndërhyrë duke arritur të shpëtojë të bijën dhe menjëherë pas kësaj ka shkuar në polici ku ka bërë denoncim, duke dhënë emrat e tre djemve, të cilët ishin bashkëfshatarë të tij.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë. /a.y/noa.al

Tre djem në Roskovec marrin me forcë të miturën, për të bërë seks me të. Si e shpëtoi babai