Transmetuar më 15-05-2018, 11:04

Një burrë në moshë në Elbasan ka përdhunuar një vajzë të re duke e lënë shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur në muajin janar, por vetëm këtë të hënë u bë arrestimi i të dyshuarit, pas denoncimit të bërë nga 18-vjeçarja A.I.

I dyshuari është Murat Cangoja, 63 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan.

Cangoja akuzohet se në muajin janar, në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, me 18-vjeçaren A.I., banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.

Noa.al mëson se vajza nuk e denoncoi abuzimin në kohën e ngjarjes, prej turpit dhe sikletit të paragjykimeve, por pak ditë më parë zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

Në këto kushte ajo u detyrua që të tregojë në familje çfarë kishte ndodhur, duke bërë që të bëhet denoncimi në polici.

Ndaj Cangojit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese