Transmetuar më 15-05-2018, 10:37

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj grupit të Emiljano Shullazit, lidhur me akuzën për “gjobëvënie”. Në seancën e sotme u paraqitën të dhënat nga sistemi TIMS me lëvizjet e biznesmenit Ylvi Beqja jashtë vendit.

Këto të dhëna u kërkuan nga pala mbërojtëse e cila akuzon Beqjan se investon në aktivitete të jashtëligjshme jashtë vendit.

Ndërkohë në seancën e sotme nga mbrojtja u kërkua thirrja e gjashtë arkëtarëve të bankës ku janë thyer çeqet që biznesmeni Beqja i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe njerëzve të tij. Ai pretendon se ia ka dhënë pas kërcënimeve me jetë.

Përmes këtyre dëshmive, avokatët e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit pretendojnë të vërtetojnë se sipas tyre nuk ka pasur asnjë kërcënim por Beqja ua ka dhënë paratë si shpërblim./a.m./noa.al/