Transmetuar më 15-05-2018, 10:07

Tre djem në Roskovec kanë rrëmbyer një vajzë të mitur, me të cilën kane tentuar të bëjnë seks me dhunë.

Nën akuzë, të arrestuar këtë të hënë janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një vajzë të mitur 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë, ku e mitura është shpëtuar nga i ati i cili duke konstatuar mungesën e së bijës, ka nisur ta kërkojë.

Ai ka dëgjuar zhurma nga banesa e braktisur, e cila ndodhet pranë shtëpisë së tij dhe kur ka hyrë brenda ka parë tre djemtë, të cilët po tentonin të bënin seks me vogëlushen.

Në këto kushte ai ka ndërhyrë duke arritur të shpëtojë të bijën dhe menjëherë pas kësaj ka shkuar në polici ku ka bërë denoncim, duke dhënë emrat e tre djemve, të cilët ishin bashkëfshatarë të tij.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë. /a.y/noa.al