Transmetuar më 15-05-2018, 08:58

Këngëtarja shqiptare Eleni Foireira e cila në festivalin europian të muzikës, Eurovision përfaqësoi Qipron dhe u rendit e dyta, ka bërë shpenzime marramendëse për pjesëmarrjen e saj.

Bëhet fjalë për një shumë prej 120 mijë euro të shpenzuara për këngëtaren.

Në këtë vlerë përfshihet, garancia, biletat, qëndrimi, ushqimi, videoklipi, make up dhe balerinat.

Një tjetër detaj që bie në sy është se veshja e saj është stiluar nga stilisti që dizenjon shumë veshje të këngëtares Beyonce. 

Eleni shkëlqeu në Eurovision, sa prej këngës edhe prej pamjes dhe performancës, ku vetëm për pak pikë humbi vendin e parë. /a.y/noa.al