Transmetuar më 15-05-2018, 08:29

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi prej afro pesë vitesh është në një lidhje të konsoliduar dashurie.

Personi që i ka rrëmbyer zemrën është Shpëtim Karakushi, oficer i policisë gjyqësore në Tiranë.

Për herë të parë ata u shfaqën publikisht një vit e gjysmë më parë, kur Rozana fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike.

Por këtë të hënë teksa ka qenë e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, këngëtarja u ngacmua nga fëmijët, sa i takon planeve për martesë.

Rozi zbuloi se prej kohësh kishte në krahë një person që e bënte të qeshte dhe të ndihej mirë.

E pyetur për planet për martesë ajo tha, “Çfarë? Të ndahemi thua. Edhe martesën e kemi në plan. Do të ndodhë shumë shpejt”.

Sa i takon dëshirën për t’u bërë me fëmijë, Rozi tha se është i mirëpritur kurdo që ta japë Zoti. /a.y/noa.al