Transmetuar më 15-05-2018, 08:00
Publicitet

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë në Mëzez të Tiranës.

Në një banesë private është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Më konkretisht rreth orës 06:22 të mëngjesit të sotëm në zonën e Mëzezit, dy bashkëshortët Lulzim Selfo dhe Lirie Selfo, kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar.

Bashkëshortët e plagosur janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /a.y/noa.al