Transmetuar më 14-05-2018, 22:23

Aktorja e emisionit të njohur të humorit “Portokalli” Albana Perhati iu ka rënë të gjithëve në sy në rolin e saj si “Bukra”. ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut duke aktruar këtë personazh.

Aktorja ka treguar për herë të parë në “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj fillimet e saj në “Portokalli” dhe arsyen se poërse ka qëndruar në Shqipëri.

Albana ka rrëfyer se gjatë kohës që bënte disa dublime për një telenovelë për Top Channel kishte dëgjuar në korridor Vis Pupën duke folur fjalët e Avdiut.

Ajo i ishte kthyer me të njëjtën të folur në mënyrë spontane. Kjo gjë e kishte habitur Visin.

“Ore Çavo ça po bo? A do pimë naj kafe?”. Visit i bënte shumë përshtypje kjo, që unë e flsija natyrshëm dhe më tha “Pse nuk vjen ta provosh”?, tregon Albana. “Unë kam familjen në Itali dhe në atë kohë doja të iki në shtetin italian. Visi më mbajti këtu dhe jam këtu sot e 15 vjet”, ka rrëfyer aktorja.