Transmetuar më 14-05-2018, 21:54
Publicitet

Xheni Karaj është aktivistja dhe drejtuesja e LGBTI në Shqipëri, e cila ka qënë gjithmonë e hapur për jetën e saj sociale.

Ditën e djeshme në Tiranë ajo bashkë me shumë aktivistë të komunitetit LGBTI marshuan me thirrje pro diversitetit të dashurisë dhe kundër diskriminimit e bullizmit.

Nga Pallati i Kongreseve drejt Bulevardit “Zogu i Parë” ata marshuan me slloganin “Kurajo me dashuru” dhe “Krenar me qënë vetja”.

“Kjo ishte një ditë për t’i dhënë mesazh njerëzve: dashuroni dhe mos urreni” – ka thënë Xheni në fund të marshimit.

Por ajo që njerëzit nuk kanë shumë infromacion është jeta private e saj, e cila në një intervistë të dhënë sëfundi për revistën “Story” ka shprehur se është e dashuruar dhe është në një lidhje dashurie.

E pyetur më tej nëse do të dëshironte të kishte një fëmijë, Karaj tha:”Për momentin jam shumë e përqendruar tek puna, por në të ardhmen sigurisht që do të doja një fëmijë”.

Ndërsa pyetjes se cilën mënyrë do të ndjekë për t’u bërë në nënë, ajo tha:”Ka shumë fëmijë të braktisur, nga familjet e tyre që jetojnë në kushte të këqija në institucionet tona. Do të dëshiroja shumë të adoptoja një fëmijë”.