Transmetuar më 14-05-2018, 20:29
Publicitet

Kryeqytetasit e PSG-së prezantuan sot teknikun e ri të ekipit. Do të jetë ish- trajneri i Borusia Dortmund, Thomas Tuchel ai që do të marrë drejtimin për dy sezonet e ardhshme.

Tuchel ka firmosur deri në vitin 2020 me PSG, duke marrë vendin e Unai Emery, që të shtunën në mbrëmje është përshëndetur me skuadrën, edhe pse ka ende një ndeshje për të luajtur, atë kundër Caen.

“Është një gëzim i madh, krenari dhe ambicie që më bashkohen në këtë skuadër me kaq emër në futbollin evropian”, ishin fjalët e para të Tuchel. “Mezi po pres të nis punën me këta futbollistë të mëdhnj, që padyshim janë ndër më të mirët në planet. Së bashku me stafin tim do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar skuadrën në nivelet më të larta ndërkombëtare. Parisi ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe kjo është padyshim sfida më emocionuese që kam patur. Mezi pres të zbuloj ‘Parc des Princes’, një stadium legjendar me një atmosferë fantastike”, tha Tuchel.

Ndërsa presidenti i klubit, Al Khelaifi tha se Thomas është një ndër trajnerët më të mirë në Evropë. "

Shpirti i tij konkurrues, gjykimi i tij për lojën sulmuese dhe karakteri i tij i fortë janë në një linjë me atë që ne kemi dëshiruar gjithnjë për PSG”, tha Khelaifi./m.sh/noa.al/