Transmetuar më 14-05-2018, 14:39
Publicitet

Kur vetëm pak ditë ndajnë nga dasma mes princit Harry të Anglisë dhe aktores amerikane Meghan Markle, vjen një lajm që krijon siklet në pallatin mbretëror Buckingham Palace.

Mediat angleze, shkruajnë se babai i nuses, Thomas Markle, ka bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me një paparac britanik, për të realizuar disa fotografi, nga përgatitjet për martesën e së bijës, fotografi të cilat i ka shitur për 100 mijë sterlina.

Lajmi u konfirmua nga britanikja “The mail on Sunday”, ku shihet babai i Meghan duke hyrë në një internet kafe bashkë me fotografin Jeff Rayner.

Disa minuta më vonë shihet paparaci duke fotografuar zotin Markle, teksa qëndron ulur para një kompjuteri dhe shikon një lajm për të bijën dhe princin Harry.

Por jo vetëm kaq, babai i Meghan është fotografuar teksa një rrobaqepës i merrte masat për kostumin e dasmës, shkruan noa.al.

Në fakt “rrobaqepësi” ishte vetëm shitësi i një supermarketi, i cili po bënte rolin.

Në vijim ai u fotografua duke vrapuar në ajër të pastër, për të qenë në formë për dasmën, në atë që u cilësua një skenar i pastër.

Lajmi krijoi jo pak siklet në oborrin mbretëror. Së fundmi princi Harry bëri një apel, duke kërkuar që të respektohet privatësia e Meghan dhe e familjes së saj. /a.y/noa.al