Transmetuar më 14-05-2018, 13:55

Barcelona u mund në ndeshjen ndaj Levantes në transfertë me rezultatin 5-4.

Në ndeshjen e parafundit në kampionat, djemtë e Ernesto Valverde që kanë siguruar matematikisht titullin, u detyruan ta nxjerrin topin pesë herë nga rrjeta.

Kishte plot 15 vite që Barcelona nuk pësonte kaq shumë gola në një ndeshje të vetme. Rivali i fundit që i ka shënuar kaq herë është Malaga, dhe kjo ka nddohur në vitin 2003 kur Barcelona u mund 5-1.

Levante kryesonte me të njëjtat shifra para se Barcelona të shënonte tre gola, për rezultatin përfundimtar 5-4./a.m./noa.al/