Transmetuar më 14-05-2018, 13:37

Një tërmet i fuqishëm është shënuar mesditën e sotme në jug të vendit, ku epiqendra ka qenë në Vlorë.

Mësohet se lëkundja është shënuar në orën 12.56 minuta, duke bërë që të dridhet gjithë zona bregdetare.

Epiqendra ka qenë mes Vlorës dhe Himarës, në 2 kilometra thellësi.

Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, ndërsa kanë qenë me magnitudë 4.1 ballë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz. /a.y/noa.al