Transmetuar më 14-05-2018, 12:21

Një tentativë për rrëmbimin e disa fëmijëve u mbyll me ekzekutimin e autorit.

Momentet tronditëse të ngjarjes së ndodhur në Brazil janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Një person i armatosur afrohet para një shkolle private në San Paolo dhe nën kërcënimin e armës dhe u kërkon nënave të lëshojnë fëmijët.

Por një prej nënave ishte edhe policja 42-vjeçare Katia da Silva Sastre. Ajo reagoi mjaft shpejtë dhe nxori armën duke qëlluar tre herë mbi agresorin Elivelton Neves Moreira.

Më pas policja i largon armën këtij të fundit që në video duket teksa i lutet t’i falë jetën.

Policja e neutralizon dhe pret mbërritjen e kolegëve dhe ambulancës. Por, agreasori ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Ndërkohë, nëna police u nderua nga kryebashkiaku i San Paolos në një ceremoni të posaçme falenderimi./a.m./noa.al/