Transmetuar më 14-05-2018, 12:05

E var për koke, për këmbësh, për krahësh dhe e lë që të tundet. Një video tregon një mesazh të pazakontë, në pamje të parë edhe të rrezikshëm, ku një foshnjë vetëm disa muajsh lëkundet nga një doktoreshë.

Pamjet tregojë vogëlushin teksa mbahet nga koka dhe lihet të tundet i lirë, ndërsa e njëjta gjë përsëritet duke e kapur për krahësh ose për këmbe.

Larissa Orynbasarovna, një mjeke 35-vjeçare nga Almaty, Kazakistan, e cila punon prej 11 vitesh si masazhatore profesioniste e certifikuar, pretendon se ajo që bën ajo, është mënyra e duhur për të shëruar disa fëmijë me probleme fizike.

Ajo pretendon se ka shëruar disa persona me probleme fizike, ku praktikohet “baby massage”, shkruan noa.al.

Madje shumë prindër paguajnë shuma të mëdha për këtë trajtim që zgjat deri 15 minuta.

Masazhi praktikohet me nj skemë të saktë, dhe sipas Orynbasarovna, nuk shkakton probleme për shëndetin. /a.y/noa.al