Transmetuar më 14-05-2018, 11:07

Kjo e hënë është e shënuar për Izraelin, për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapin ambasadën në Jeruzalem.

Në shenjë vlerësimi ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, skuadra e futbollit e Jeruzalemit, Beitar Jeruzalem, ka ndryshuar emrin e saj në “Beitar Trump Jeruzalem”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i futbollit ku shkruan: “Për 70 vjet, Jeruzalemi ishte duke pritur njohjen ndërkombëtare, derisa Presidenti Donald Trump, në një lëvizje të guximshme, e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”.

Më tej thuhet se klubi i futbollit Beitar Jerusalem, një nga simbolet më të shquara të qytetit, është i lumtur ta nderojë Presidentin për dashurinë dhe mbështetjen e tij me një gjest të tij dhe ka vendosur të shtojë në emrin e klubit emrin e Presidenti amerikan i cili bëri histori me vendimin e tij, dhe tani e tutje do të quhet “Beitar Trump Jerusalem”.

Vendimi i Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duket se është një hap larg realitetit, pavarësisht opozitës së fortë të botës arabe, të Palestinës, OKB dhe një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë dhe Bashkimin Europian.

Mbrëmjen e së dielës, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, priti delegacionin amerikan të dërguar nga Shtëpia e Bardhë me rastin e inaugurimit të ambasadës, duke e cilësuar vendimin e Trump si kurajoz dhe historik.

Ndërkohë Jeruzalemi është i mbushur me flamuj izraelitë dhe amerikan. /a.y/noa.al