Transmetuar më 14-05-2018, 11:00
Publicitet

Kantautori shqiptar Eugent Bushpepa dhuroi një performancë të magjishme në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.

Me zërin e tij brilant ai fitoi zemrat e publikut dhe as që e vuri në diskutim kalimin në finale. Në renditjen përfundimtare ai u rendit i 11-ti, një rezultat i mirë po të kemi parasysh mënyrën se si votohet, kur shpesh gjeopolitika përcakton fituesin.

Pas eskperiencës së magjishme në këtë event të rëndësishëm, Bushpepa ka dhënë një mesazh për shqiptarët që i dhanë mbështetje të madhe.

“Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! 

Shumë faleminderit Shqipëri! 

Shumë faleminderit Europë!”, shkruan Bushpepa./a.m./noa.al/