Transmetuar më 14-05-2018, 10:48

Indonezia është goditur nga një seri sulmesh kamikaze në të cilat dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur.

Të dielën një familje kamikazësh, prindërit dhe pesë fëmijët hodhën veten në erë në tre kisha të ndryshme duke shkaktuar 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Pas këtyre ngjarjeve, një tjetër sulm terrorist ndodhi në qytetin Surabaya të Indonezizë, ku u sulmua një stacion policie.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet tronditëse kur pranë policëve afrohen dy motorë ku ndodhen kamikazët.

Pasi efektivët i ndalojnë për kontroll, ata hidhen në erë duke shkaktuar një masakër të vërtetë./a.m./noa.al/