Transmetuar më 14-05-2018, 09:54

Djali i prezantuesit të njohur Alban Dudushi dhe i partneres së tij Bieta Sulo, Kroi Art, këtë të diel ka mbushur 1 vjeç.

Prindërit e vogëlushit i kanë përgatitur një festë në natyrë, me njerëzit e tyre më të dashur.

Në festë ka dominuar ngjyra e bardhë, ndërkohë që Kroi ishte qendra e vëmendjes.

Në videon më poshtë shihni momentin kur vogëlushi i fryn tortës nën praninë e prindërve të tij, por edhe vajzës së madhe të Albanit.

Një festë vërtetë e bukur, e cila reflektohet në buzëqeshjet e të pranishmëve. /a.y/noa.al