Transmetuar më 14-05-2018, 08:59
Publicitet

10 kafshë të pasqyruara me tingujt e një violine, duke krijuar harmoninë e një “kopshti zoologjik” mbi tela.

Muzikanti Sebastiaan Kulwanowski ka prodhuar me violinë tingujt e dhjetë kafshëve të ndryshme, thjeshtë duke vibruar kordat e violinës.

Ai e nis me lopën, vijon me pulëbardhën, miun, gomarin, gjinkallën, mushkonjën, zogun.

Por ai arrin të realizojë edhe elefantin, drerin dhe peshkun.

Pamjet e publikuara prej tij u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që i gjeni në videon më poshtë. /a.y/noa.al