Transmetuar më 14-05-2018, 08:08

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë, duke publikuar hartën e zonave ku do të rindërtohen, kopshte dhe shkolla, në të gjithë vendin.

“Me hartën e miratuar për financimin e rindërtimit këtë vit të 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në hartë detajohen sipas qarqeve investimet që do të bëhen, ku qarku ku do të vihet dorë më shumë është Lezha, me 3 shkolla, dy kopshte dhe pesë terrene sportive.

Pas këtij qarku, vëmendja më e madhe do të shkojë në Vlorë me 5 shkolla, një kopsht dhe tre terrene sportive.

Ndërkohë më pak investime janë parashikuar që të bëhen në Dibër dhe më konkretisht dy shkolla.

Në hartën që gjeni në fotografi, shihni investimet e detajuara. /a.y/noa.al