Transmetuar më 14-05-2018, 07:29
Publicitet

Një djalë i ri shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë luftimeve që po zhvillohen në Siri.

Viktima është 23-vjeçari E.Iseni, lindur në Haraçinë dhe me banim në Shkup të Maqedonisë.

I riu kur ishte 19 vjeç, u bashkua me luftëtarët në Siri.

Lajmi për vdekjen e tij u komunikua këtë të diel, ku familja e ka mësuar vdekjen e të riut nga shokët e tij në Siri.

Ndërkohë në luftimet në Siri, janë të pranishëm edhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët gjithnjë e më rrallë komunikojnë me familjen e tyre. /a.y/noa.al