Transmetuar më 13-05-2018, 22:55

Juventus shpallet kampion i “Serisë A” në Itali për të shtatin vit radhazi.

Gjatë mbrëmjes së sotme në takimin e luajtur përballë Romës, skuadrat janë ndarë me rrjeta të paprekura.

Takimi u luajt në “Olimpico” të Romës.

Ky është trofeu i shtatë radhazi i “Serisë A” për “Zonjën e Vjetër” dhe i 36-ti në histori.

Këtë vit Juventus rivalizoi me Napolin për fitimin e trofeut./a.k/noa.al/